RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

kru-“prishtina”-shkyc-konsumatoret-me-borxhe-deri-ne-3-mije-euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot aksione në zona të ndryshme të kryeqytetit, me fokus te konsumatorët që kanë detyrime të papaguara ndaj kompanisë.

Sipas KRU “Prishtina”, gjatë aksionit janë shkyçur disa konsumatorë, borxhet e të cilëve variojnë nga 500 deri në 3 mijë euro.

Përveç shkyçjeve për shkak të borxheve, ekipet e kompanisë kanë identifikuar edhe disa lidhje ilegale të ujit.

“Sot janë realizuar disa shkyçje në zonën e Prishtinës, për konsumatorët me borxhe nga 500 deri në 3,000 euro. Po ashtu, edhe lidhje ilegale të shumta”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se aksionet për arkëtimin e borxheve dhe respektimin e rregullave të furnizimit me ujë do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit

Related posts

Olimpiada 2024/ Nga parada e anijeve në Senë, tek flaka olimpike nën një ballon, lojërat nisin me një festë spektakolare

admin

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Turqi për dronët “Bayraktar”

admin

“Jetët e Sirisë kanë rëndësi”, zhvillohen protesta në Angli pas pasojave të tërmetit

Muhamet Ramadani