RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryebashkiaku i Kievit njofton për sulme në kryeqytet

kryebashkiaku-i-kievit-njofton-per-sulme-ne-kryeqytet

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko njoftoi se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e sulmeve me mjete ajrore (dronë) në qytet, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetet sociale, Klitschko tha se në pjesë të ndryshme të Kievit ka patur shpërthime që nga mesnata e deri në orët e para të mëngjesit.

Klitschko theksoi se në lagjet Sviatoshynskiy, Pechersk, Solomyansk dhe Holosiyiv të kryeqytetit kanë shpërthyer zjarre pasi pjesët e dronëve kanë goditur infrastrukturën civile.

Pasi ka ndarë informacionin se në lagjen Solomyansk si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person 41 vjeçar dhe është plagosur një grua 35 vjeçare, Klitschko deklaroi se sipas të dhënave aktuale 20 dronë janë shkatërruar në ajër nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Related posts

Tanku i ri “Altay” u dorëzohet Forcave të Armatosura të Turqisë

Muhamet Ramadani

E rëndë në Kosovë/ Një 13-vjeçare dyshohet se u ngacmua seksualisht nga mësuesi në ambientet e shkollës

admin

G7 rrit në 39 miliardë dollarë ndihmën për Ukrainën

admin