RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryebashkiaku i parë musliman i New Yorkut, Mamdani anulon dekretet pro-izraelite

kryebashkiaku-i-pare-musliman-i-new-yorkut,-mamdani-anulon-dekretet-pro-izraelite

Kryebashkiaku i parë musliman i qytetit të New Yorkut, Zohran Mamdani anuloi në ditën e parë të detyrës së tij disa dekrete të nënshkruar nga paraardhësi i tij, Eric Adams, transmeton Anadolu.

Sipas “The New York Times”, pasi Mamdani u betua dje ndërmori veprime kundër disa prej vendimeve të administratës së mëparshme.

Me dekretin që nënshkroi, Mamdani anuloi të gjitha urdhrat ekzekutivë që Adamsi miratpo nga shtatori 2024, data kur ai u padit për korrupsion. Midis dekreteve të anuluara dhe dekretet të cilat Adamsi i përdori me autoritetin e tij për të mbështetur Izraelin.

Njëri prej tyre, i nënshkruar muajin e kaluar, u ndaloi institucioneve të qytetit të bojkotonin Izraelin ose të tërhiqnin investimet nga Izraeli. Një tjetër urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Adamsi në qershor 2025 parashikonte zgjerimin e përkufizimit të antisemitizmit për të përfshirë lloje specifike të kritikave ndaj Izraelit.

– Kryebashkiaku i parë musliman i New Yorkut

Pas zgjedhjeve të 4 nëntorit, 34-vjeçari Mamdani, i lindur në Ugandë, u bë “muslimani më i ri dhe i parë që drejton qytetin më të madh të SHBA-së në shekullin e fundit”.

Sipas CBS News, më shumë se 2 milionë qytetarë votuan në zgjedhje, për të cilat thuhet se janë “pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1969”.

Mamdani u betua dje me Kuran në një ceremoni publike ku morën pjesë mijëra njujorkezë, duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë musliman i New Yorkut.

Related posts

Viti i Ri 2026 mbërrin edhe në Australi, festime me spektakël fishekzjarrësh, por edhe me masa të rrepta sigurie

admin

Gazetari norvegjez: Skeleti i foshnjës tremuajshe ishte pamja më e tmerrshme që pashë gjatë luftës në Kosovë

Muhamet Ramadani

Kryeministri britanik: Traktati i ri me Gjermaninë, mundësi që vjen një herë në një gjeneratë

Muhamet Ramadani