RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vritet një palestinez nga ushtria izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

vritet-nje-palestinez-nga-ushtria-izraelite-ne-gaza,-pavaresisht-armepushimit

Në një shkelje të mëtejshme të armëpushimit, ushtria izraelite ka vrarë një palestinez tjetër në Khan Younis të Gazës, raporton Anadolu.

Një burim mjekësor nga spitali “Nasser” tha se palestinezi u shpall i vdekur pasi mbërriti në spital me plagë nga të shtënat me armë zjarri të shkaktuara nga ushtria izraelite.

Dëshmitarët okularë raportuan se palestinezi u qëllua nga forcat izraelite në perëndim të qytetit Khan Younus, jashtë zonave ku është vendosur ushtria izraelite.

Një marrëveshje armëpushimi më 10 tetor të vitit të kaluar ndaloi luftën 2-vjeçare të Izraelit që vrau mbi 71.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë si dhe plagosi mbi 171 mijë të tjerë dhe e ktheu enklavën në rrënoja.

Por, pavarësisht armëpushimit, sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza vazhdojnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 414 persona janë vrarë që nga armëpushimi dhe mbi 1.100 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Mbi 19 mijë kosovarë, nesër votojnë nëpër përfaqësitë diplomatike

RTI

“Administrata Trump kërkon formimin e një force ndërkombëtare në Gaza për të paktën dy vjet”

RTI

Putin doli hapur se mbështet Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, reagon Shtëpia e Bardhë: I bëjmë thirrje mos të ndërhyjë…

admin