RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomatët e Katarit dhe Kinës diskutojnë për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

kryediplomatet-e-katarit-dhe-kines-diskutojne-per-lirine-e-lundrimit-ne-ngushticen-e-hormuzit

Kryediplomatët e Kinës dhe Katarit diskutuan sot për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë dhe lirisë së lundrimit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit pothuajse të mbyllur, transmeton Anadolu.

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani u takua me homologun e tij kinez Wang Yi në Pekin për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe përpjekjet diplomatike për të reduktuar përshkallëzimin dhe për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, njoftoi Agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit.

Ministrat diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh dhe mënyrat për të mbështetur dhe forcuar lidhjet në sektorë të ndryshëm.

Al Thani riafirmoi mbështetjen “e plotë” të Dohas për përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje që garanton lirinë e lundrimit detar dhe hap rrugën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që arrin paqen e qëndrueshme në rajon.

Ai theksoi tha se pati “takim të frytshëm” me homologun kinez, Wang.

“Ne diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe për t’u shërbyer interesave tona të ndërsjella, shqyrtuam zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe presim të punojmë së bashku për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Al Thani në një postim në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Katari, së bashku me Pakistanin, ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin e vazhdueshëm midis Washingtonit dhe Teheranit për të sjellë të dy palët në tryezë për një zgjidhje të negociuar të luftës së tyre disamujore.

Related posts

Mbi 20 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orët e fundit

Hevzi

I riu që goditi me veturë e shkop 18-vjeçarin, me 9 vepra penale në polici

Muhamet Ramadani

Tre trupa amerikane u vranë në një sulm me dron në Jordani, dhjetëra u plagosën

admin