RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Seanca e Kuvendit, shqyrtohet tërheqja e Trustit

seanca-e-kuvendit,-shqyrtohet-terheqja-e-trustit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë të re e cila pritet të fillojë në ora 10:00.

Përpos pikave të zakonshme që janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, do të shqyrtohen edhe katër pika të tjera.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, ose siç njihet gjerësisht si mundësia për lejimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit nga qytetarët e Kosovës.

Partitë opozitare kanë shprehur vullnetin që të votojnë pro kësaj ideje, e cila erdhi pas nënshkrimit të peticionit. Mirëpo, rezerva ka nga partia më e madhe parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, që është kundër.

Shumica e deputeteve të grupit parlamentar multietnik, në koalicion me Lëvizjen, do të votojnë pro tërheqjes se Trustit. Këtë e pohoi Dude Balje, që ajo vetë garantoi votën “pro”.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, pastaj shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021.

Pikë tjetër që pritet të ngjallë debat mund të jetë edhe shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Related posts

Burimi i inteligjencës izraelite: “Pengjet nuk janë prioriteti ynë kryesor”

admin

Paralajmërohen greva në 3 aeroporte të Gjermanisë për të enjten dhe premten

admin

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

admin