RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati rus diskuton me homologun iranian mbi situatën në Lindjen e Mesme

kryediplomati-rus-diskuton-me-homologun-iranian-mbi-situaten-ne-lindjen-e-mesme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, diskutuan mbi situatën në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Lavrov dhe Abdollahian zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedën ku u diskutuan marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe transportit, u konsultua edhe procesi i përgatitjes për një marrëveshje të re mes dy shteteve.

Ndër të tjera në bisedën ku u trajtua edhe situata në Lindjen e Mesme, dy ministrat “dënuan ashpër sulmet intensive të një grupi nën udhëheqjen e SHBA-së dhe Britanisë kundrejt Jemenit, ndërsa theksuan se duhet të sigurohet urgjentisht armëpushimi në Rripin e Gazës dhe ndihma humanitare për civilët”.

Lavrov dhe Abdollahian diskutuan çështje që lidhen me koordinimin për ndërveprim në nivele të ndryshme si dhe konfirmuan angazhimin ndaj parimeve bazë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit duke përfshirë respektimin e parimeve të Kombeve të Bashkuara të tilla si sovraniteti dhe integriteti territorial.

Related posts

E konfirmon Kurti: Nesër betohen kryetarët e komunave veriore

admin

Policia izraelite arreston një shtetase turke në Aksa, tentuan ta largonin teksa lexonte Kuranin

admin

Përpjekje për grusht shteti në Bolivi, ush’tarët hyjnë në ndërtesën e qeverisë me një automjet të blinduar – VIDEO

admin