RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përpjekje për grusht shteti në Bolivi, ush’tarët hyjnë në ndërtesën e qeverisë me një automjet të blinduar – VIDEO

perpjekje-per-grusht-shteti-ne-bolivi,-ush’taret-hyjne-ne-ndertesen-e-qeverise-me-nje-automjet-te-blinduar-–-video

Një tentativë për grusht shteti të udhëhequr nga disa ushtarë që i përgjigjen ish-komandantit të ushtrisë Juan José Zuñiga është duke u zhvilluar aktualisht në Bolivi. Ushtarët hynë në pallatin qeveritar në kryeqytetin La Paz ku ishte mbledhur vetë presidenti Luis Arce me gjithë kabinetin e tij.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga transmetuesi Telesur treguan një automjet të blinduar drejt derës kryesore të ndërtesës dhe vetë gjenerali Juan José Zúñiga që hynte në ndërtesë i shoqëruar nga ushtarë të armatosur me fytyrat e mbuluara. Para se të futej në ndërtesë, Zuñiga bëri një deklaratë publike në sheshin Murillo ku bëri thirrje për dorëheqjen e Presidentit Luis Arce dhe të gjithë qeverisë.

Ai shtoi se një qeveri e re do të emërohet së shpejti sepse “vendi nuk mund të vazhdojë kështu”.

Nënkryetari i Bolivisë David Choquehuanca tha se një “grusht shteti” ishte duke u zhvilluar kundër qeverisë së Luis Arce.

“Ne denoncojmë në komunitetin ndërkombëtar se një grusht shteti është duke u zhvilluar në Bolivi kundër qeverisë sonë të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Ish-kreu i shtetit Evo Morales u bëri thirrje qytetarëve dhe lëvizjeve politike të dalin në rrugë.

Related posts

Varhelyi shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe

admin

SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare

admin

Mijëra izraelitë marshojnë drejt Jeruzalemit kundër reformës gjyqësore – VIDEO

Muhamet Ramadani