Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u prit nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në kryqytetin Budapest, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i cili ndodhet në Hungari në kuadër të një vizite zyrtare, u takua me kryeministrin Orban.
Takimi i zhvilluar në godinën e Kryeministrisë ka qenë i mbyllur për mediat.
“Takimin tonë të parë në Budapest, e realizuam me partnerin tonë strategjik, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. E falënderojmë për takimin produktiv. Kryeministrit Orban i përcollëm përshëndetjet e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan dhe ftesën e tij për në Turqi”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter.