RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk Çavuşoğlu takohet me kryeministrin e Hungarisë, Orban

kryediplomati-turk-cavusoglu-takohet-me-kryeministrin-e-hungarise,-orban

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u prit nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në kryqytetin Budapest, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, i cili ndodhet në Hungari në kuadër të një vizite zyrtare, u takua me kryeministrin Orban.

Takimi i zhvilluar në godinën e Kryeministrisë ka qenë i mbyllur për mediat.

“Takimin tonë të parë në Budapest, e realizuam me partnerin tonë strategjik, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. E falënderojmë për takimin produktiv. Kryeministrit Orban i përcollëm përshëndetjet e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan dhe ftesën e tij për në Turqi”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter.

Related posts

Stoltenberg: Putin po përgatit Rusinë për një luftë të gjatë në Ukrainë

admin

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe bashkëshortja e tij dënohen me 17 vjet burg në çështjen e dhuratave

admin

Rusia: Mundësia është e ulët për zgjatjen e marrëveshjes së drithit

admin