RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm Turqi-Bullgari-Rumani

kryediplomati-turk-merr-pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-jashtem-turqi-bullgari-rumani

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan mori pjesë në takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Turqi-Bullgari-Rumani, i mbajtur në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan së bashku me ministrin e Jashtëm bullgar Georg Georgiev dhe ministren e Jashtme rumune Oana Toiu, mori pjesë në takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Turqi-Bullgari-Rumani, i mbajtur në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Në takim duke iu referuar zhvillimeve të fundit, u theksua rëndësia që i jepet sigurisë së Detit të Zi nga tre vendet bregdetare të NATO-s. Më tej u tha se vazhdimësia e flukseve të tregtisë së lirë dhe siguria e korridoreve detare dhe infrastrukturës kritike janë me rëndësi jetike në nivel global dhe rajonal.

Gjithashtu u vu në dukje nevoja për liri lundrimi dhe pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare në Detin e Zi si dhe rëndësia e zbatimit të përpiktë të Konventës së Montreux-it lidhur me ngushticat.

Në takim u shpreh vullneti për të vepruar në solidaritet dhe për të siguruar që Deti i Zi të mbetet një det paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi.

Related posts

Eurodeputeti bullgar: Kosova është shtet, Vuçiqi shovinist si Putini

admin

RMV: Kapen 16 migrantë nga Siria, arrestohet një person

Muhamet Ramadani

Të paktën 300 mijë njerëz të zhvendosur në shpërthimin e luftimeve në Sudan

Muhamet Ramadani