RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk zhvillon biseda telefonike me homologët pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit

kryediplomati-turk-zhvillon-biseda-telefonike-me-homologet-pas-sulmeve-shba-izrael-ndaj-iranit

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Irani, Iraku, Arabia Saudite, Egjipti dhe Indonezia pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, Fidan zhvilloi bisedime të ndara me kryediplomatin iranian Abbas Araghchi, atë irakian Fuad Hussein, atë egjiptian Badr Abdelatty dhe atë indonezian Sugiono.

Gjatë bisedimeve, kryediplomatët diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, si dhe hapat e mundshëm që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund sulmeve.

Sot herët, Izraeli dhe SHBA nisën një sulm ndaj Iranit, duke përmendur kërcënime të pretenduara nga autoritetet iraniane. Video deklarata u publikuan nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sulmet ndodhën ndërkohë që bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit ishin në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë përfundoi të enjten.

Izraeli gjithashtu nisi një luftë 12-ditore ndaj Iranit qershorin e kaluar, me SHBA-në që iu bashkua më vonë dhe bombardoi tre objekte bërthamore iraniane.

Related posts

Shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, mr. Besim ef. Mehmeti, u prit në takim nga ministri i Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite

Muhamet Ramadani

Pentagoni, 1.2 miliard dollarë për sistemin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën

admin

FOTO/ Shpërthim me eksploziv në Bashkinë e Otanës në Itali, dëmtime serioze në ndërtesë

admin