RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk zhvillon bisedë telefonike me negociatorët amerikanë për Iranin

kryediplomati-turk-zhvillon-bisede-telefonike-me-negociatoret-amerikane-per-iranin

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me negociatorët amerikanë të përfshirë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Iran, raporton Anadolu.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë se Fidan shkëmbeu mendime me palën amerikane mbi zhvillimet më të fundit në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.

Pakistani ndërmjetësoi një armëpushim më 8 prill dhe raundi i parë i bisedimeve për paqe SHBA-Iran u mbajt tre ditë më vonë në Islamabad, por nuk u arrit marrëveshje. Përpjekjet për të ringjallur negociatat e ngecura janë duke vazhduar.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, dje në Islamabad u takua me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif dhe shefin e ushtrisë, Asim Munir, ndërsa vizita e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në kryeqytetin pakistanez u anulua.

Pikat kryesore të mosmarrëveshjes mes dy palëve thuhet se janë hapja e Ngushticës së Hormuzit, një nyje kyçe globale e transportit detar të cilën Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive që nga sulmi i SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, bllokada amerikane e porteve iraniane dhe fati i uraniumit të pasuruar që zotëron Teherani.

Related posts

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave: 4 fëmijë vriten çdo orë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

30 korriku, Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore – VIDEO

admin

Mehaj fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së

admin