RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk zhvillon bisedime me zyrtarë të lartë libianë në Ankara

kryediplomati-turk-zhvillon-bisedime-me-zyrtare-te-larte-libiane-ne-ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua në kryeqytetin Ankara me zyrtarë të lartë nga Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë, njoftoi ministria turke, raporton Anadolu.

Fidan priti në Ankara ministrin në detyrë të Brendshëm të Libisë, Bassam Imad Trabelsi, sipas një deklarate të ministrisë.

Në një takim të veçantë, Fidan zhvilloi bisedime gjithashtu me ministrin në detyrë të Mbrojtjes të Libisë, Abdulsalam Zubi, dhe Ibrahim Dbeibeh, këshilltarin për sigurinë kombëtare të kryeministrit Abdul Hamid Dbeibeh.

Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera mbi takimet.

Related posts

“Kosova humbi mundësinë për konsensus”, Vjosa Osmani për tërheqjen e Bekim Sejdiut: Faleminderit për dinjitetin!

admin

Shkëmbeu zjarr me policinë, oficerët në Mynih qëllojnë për vdekje një person të dyshimtë pranë muzeut të kohës naziste dhe konsullatës izraelite

admin

Rreth 21 mijë arrestime në Bregun Perëndimor pas luftës së gjenocidit

Muhamet Ramadani