RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryekonsulli në Odesa: Vazhdon zjarri në anijen me flamur turk në portin ukrainas

kryekonsulli-ne-odesa:-vazhdon-zjarri-ne-anijen-me-flamur-turk-ne-portin-ukrainas

Zjarri në një anije me flamur të Turqisë, që u godit në një port në Odesa të Ukrainës, vazhdon ende, tha konsulli i përgjithshëm i Turqisë në qytetin jugor, duke përmendur rrezikun e shpërthimit, por duke theksuar se ekuipazhi është evakuuar dhe është mirë.

Duke folur për incidentin në të cilin anija turke e LPG-së, “Orinda”, u godit ndërsa po shkarkonte në Portin Izmail, konsulli Muhittin Celik tha për Anadolu se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë.

Celik tha se një dron goditi anijen në një sulm pak pas mesnatës.

“Ekuipazhi i anijes kontaktoi numrin e kujdestarisë të konsullatës sonë dhe raportoi situatën. Stafi ynë konsullor bashkërendoi veprimet me autoritetet lokale dhe siguroi mbrojtjen e nevojshme konsullore, duke marrë masa për sigurinë e ekuipazhit”, tha ai.

“Gjashtëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit janë me shëndet të mirë. Dy të tretat e sasisë së LPG-së ndodhen ende në bord. Zjarrfikësit në Izmail po përpiqen të ftohin anijen duke e spërkatur me ujë. Masat e sigurisë në port janë rritur për shkak të rrezikut të shpërthimit”, shtoi ai.

Celik shtoi se një ekip teknik nga kompania pronare e anijes pritet të mbërrijë në port.

“Bazuar në raportin e ekipit që vjen nga Turqia, do të përcaktohet nëse anija mund të rikthehet në lundrim”, shtoi ai.

Drejtoria e Përgjithshme Detare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të Turqisë kishte njoftuar më herët se anija, me 16 anëtarë turq të ekuipazhit, u godit gjatë shkarkimit në Portin Izmail të Ukrainës dhe shpërtheu zjarr.

Related posts

Në qytetin ku Rusia dhe NATO ndahen me një urë

admin

Scholz dhe Zelensky diskutojnë për luftën në Ukrainë

admin

Sllovenia nuk do të marrë pjesë në Eurovision derisa Izraeli është midis vendeve pjesëmarrëse

Muhamet Ramadani