RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri australian kërkon ligje më të rrepta për armët pas sulmit vdekjeprurës në Sidnei

kryeministri-australian-kerkon-ligje-me-te-rrepta-per-armet-pas-sulmit-vdekjeprures-ne-sidnei

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka bërë thirrje për ashpërsimin e ligjeve për armët e zjarrit, pas sulmit të rëndë me armë në një plazh të Sidneit, ku u vranë 16 persona gjatë një feste hebraike.

Sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje, gjatë nisjes së festimeve të Hanukës, kur dy persona të dyshuar – baba dhe bir – hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura në plazh. Policia konfirmoi se babai, 50 vjeç, ishte posedues i ligjshëm i armëve dhe kishte licencë për gjashtë armë zjarri, të cilat dyshohet se u përdorën në sulm.

Duke folur për mediat të hënën, Albanese tha se licencat e armëve nuk duhet të mbahen “përjetësisht” dhe se qeveria po shqyrton kufizimin e numrit të armëve që mund të zotërojë një person.

“Qeveria është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Kjo përfshin edhe nevojën për ligje më të rrepta për armët,” tha kryeministri australian. /mesazhi

Related posts

Ha’masi akuzon Ne’tanyahu-n se ka vendosur kushte të reja për ar’mëpushim në Ga’za

admin

Kafshimet sioniste të fqinjëve që nga viti 2023

Muhamet Ramadani

Studentët protestues australianë thonë se universiteti duhet të jetë për “edukim dhe jo për përhapje të luftës” – VIDEO

admin