RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri grek hedh poshtë mundësinë e luftës me Turqinë – VIDEO

kryeministri-grek-hedh-poshte-mundesine-e-luftes-me-turqine-–-video

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis hodhi poshtë mundësinë e luftës me Turqinë gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk do të shkojmë në luftë me Turqinë edhe pse kemi qenë dëshmitarë të shumë tensioneve në tre vitet e fundit”, tha Mitsotakis kur u pyet nëse është e rrezikshme të shkohet për pushime në ishullin grek Kastellorizo (Meis), disa milje larg qytetit turk Kas në provincën Antalya.

“Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë për të zgjidhur dallimin tonë kryesor, delimitimin e zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor”, tha ai.

Mitsotakis tha se beson se do të ketë ulje të tensioneve me Ankaranë pas zgjedhjeve për të cilat presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka sinjalizuar se mund të mbahen më 14 maj.

Turqia, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese të Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke që duhet të jenë të çmilitarizuar sipas detyrimeve ndërkombëtare. Ankaraja ka thënë se këto hapa pengojnë përpjekjet e saj për paqe.

Duke e përshkruar qeverinë e tij si ekonomikisht liberale, shoqërisht progresive dhe patriotike kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, Mitsotakis tha se zyrtarët po vënë theks të veçantë në forcimin e aftësive ushtarake të Greqisë dhe rrjedhimisht rritjen e madhe të shpenzimeve të mbrojtjes.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Mitsotakis nënvizoi se vendi i tij ndan lidhje të thella dhe historike, kulturore dhe fetare me Rusinë, por tha se Greqia është në “anën e duhur të historisë” duke mbështetur Ukrainën.

Related posts

Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin në portin e Odesës

admin

Mesazhi.com, 18 vjet bashkë!

admin

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: Sapo u bë thirrja, u paraqita e para

admin