RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 8 milionë ukrainas kanë arritur në vendet e Evropës

rreth-8-milione-ukrainas-kane-arritur-ne-vendet-e-evropes

UNHCR njoftoi se nga 24 shkurti 2022 deri më 17 janar të këtij viti, shumica e njerëzve kërkuan strehim në Rusi (2,852,395), e ndjekur nga Polonia me 1,563,386 persona dhe Gjermania me 1,021,667.

Rreth tetë milionë refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në vendet evropiane që kur vendi hyri në një konflikt ushtarak me Rusinë shkurtin e kaluar, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Thuhet se javën e kaluar ky numër u rrit me më shumë se dhjetë mijë, raportojnë agjencitë.

UNHCR njoftoi se nga 24 shkurti 2022 deri më 17 janar të këtij viti, shumica e njerëzve kërkuan strehim në Rusi (2,852,395), e ndjekur nga Polonia me 1,563,386 persona dhe Gjermania me 1,021,667.

Numri i saktë i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas UNHCR-së, është 7,977,980.

Thuhet se në Republikën Çeke kanë mbërritur 482.049 persona, në Itali 167.925, në Spanjë 161.012 dhe në Britaninë e Madhe 155.500. /trt

Related posts

Sindikata e Policisë takohet me Sveçlën

admin

Kurti: Serbia zhvilloi stërvitje ushtarake në vendin e varrit masiv me trupat e 774 shqiptarëve

admin

SHBA paralajmëron Iranin: Jemi plotësisht të gatshëm të rifillojmë operacionet ushtarake

admin