RTV AHIRETI
Lajme

Kryeministri holandez fiton garën për të kryesuar NATO-n

kryeministri-holandez-fiton-garen-per-te-kryesuar-nato-n

Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, ka fituar garën për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s në një moment të rrezikshëm për aleancën perëndimore, pasi rivali i tij i vetëm u largua nga gara.

Udhëheqësi holandez pritet të konfirmohet zyrtarisht si sekretar i përgjithshëm i NATO-s ditëve në vijim, dhe të marrë detyrën kur kreu aktual, Jens Stoltenberg, të largohet më 1 tetor, pas gati një dekade në krye.

Rutte, 57 vjeç, është një mbështetës i fortë i Ukrainës dhe fitoi shpejt mbështetjen e vendeve kyçe të NATO-s, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.

Por, për të siguruar pozitën e cila kërkon marrëveshje unanime të 32 anëtarëve të NATO-s, atij i është dashur të fitojë miratim nga Turqia, e më pas të kapërcejë kundërshtimin e Hungarisë.

Siç raportohet, Rutte tani do ta drejtojë aleancën pas gati 14 vitesh si kryeministër holandez dhe 18 të tjera si udhëheqës i Partisë Popullore liberale për Liri dhe Demokraci.

Ai thuhet t’i ketë mbijetuar politikës holandeze me aftësinë e tij për t’iu shmangur skandaleve.

Ndryshe, holandezët kanë luajtuar edhe një rol të rëndësishëm në politikën e BE-së, me Rutte që nuk ka pasur kurrë frikë të thotë mendimin e tij. /Telegrafi/

The post Kryeministri holandez fiton garën për të kryesuar NATO-n first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Protesta në shtetet europiane për sulmet ruse në Ukrainë

admin

“Anijet e Kinës shkelin ujërat territoriale të Japonisë”

admin

Istanbul, mbahet protestë për shkak të djegies së Kuranit në Suedi

admin