RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksionet e ditëve të fundit të Speciales në Kosovë, OVL-ja organizon protestë

aksionet-e-diteve-te-fundit-te-speciales-ne-kosove,-ovl-ja-organizon-proteste

Organizata e Veteranëve të Luftës pritet që ditën e sotme të organizojë protestë.
Kjo është bërë e ditur nga Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Ai ka thënë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa ”paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”.

”Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin. Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00. Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë”, ka shkruar Klinaku.

Mëngjesin e djeshëm EULEX dhe Policia e Kosovës kanë bastisur shtëpinë e ish ushtarit të UÇK-së, Behar Berishës në rrugën Ramë Govori në Prishtinë.Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.

Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Related posts

Indi, pezullohen 141 deputetë që kërkuan debat për rrezikimin e sigurisë në parlament

rezart morina

Gruaja palestineze ndërron jetë në paraburgimin izraelit

admin

Mbi 4 mijë aksidente në tre muajt e fundit, 23 persona humbën jetën

admin