RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Bullgarisë: Vendi duhet të përmirësojë forcat e armatosura

kryeministri-i-bullgarise:-vendi-duhet-te-permiresoje-forcat-e-armatosura

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolay Denkov deklaroi të martën se vendi duhet të përmirësojë forcat e tij të armatosura, transmeton Anadolu.

“Kjo nënkupton armatim shtesë, përfshirë 16 avionë F-16 Block 70, dy anije multi-funksionale dhe sigurimin e automjeteve të blinduara për këmbësorinë për të mbuluar të gjithë spektrin, si atë ajror, detar dhe tokësor”, tha Denkov para gazetarëve në kryeqytetin lituanez, Vilnius, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, raportoi agjencia shtetërore bullgare e lajmeve BTA.

Ai theksoi se një veprim i tillë do të përfshinte përmirësimin e grupit të betejës shumëkombëshe në vend në nivel brigade, gjë që kërkon shtimin e më shumë trupave.

Denkov tha se rreziku i përhapjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës në vendet anëtare të NATO-s tani është jashtëzakonisht i ulët.

Megjithatë, ai pohoi se situata është më serioze në Ballkanin Perëndimor, ku Rusia ka ndikim të fortë.

Related posts

​26 vjet nga Beteja e Llapushnikut

admin

Lufta në Lindjen e Mesme/ Erdogan diskuton me liderin e Hamasit për një proces paqeje të qëndrueshme në Gaza

admin

Izraeli bombardon një shkollë në Gaza ku ishin të strehuar palestinezë të zhvendosur

rezart morina