RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Greqisë takohet me pjesëtarët e minoritetit grek në Shqipëri

kryeministri-i-greqise-takohet-me-pjesetaret-e-minoritetit-grek-ne-shqiperi

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar Shqipërinë ku është takuar me përfaqësues dhe pjesëtarë të minoritetit grek që jetojnë në jug të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mitsotakis është takuar me pjesëtarët e minoritetit grek në zonat e bashkive Himarë, Finiq dhe Dropull, ndërkohë në një nga takimet i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mitsotakis fillimisht ka vizituar Himarën, ku pas mbërritjes me helikopter ushtarak është pritur me flamuj grek dhe simbole të tjera të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa ai për të pranishmit ka mbajtur edhe një fjalim në një nga sheshet e qytetit.

Gjithashtu Kryeministri Rama dhe homologu i tij Mitsotakis kanë realizuar së bashku një takim me qytetarët në fshatin Derviçan të Bashkisë Dropull, në Qarkun e Gjirokastrës.

Rama dhe Mitsotakis, si dhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet pas takimeve me banorët kanë ndjekur së bashku edhe programin artistik me këngë dhe valle të minoritetit grek.

Gjatë fjalës së tij në takimin në Derviçan, kryeministri Rama theksoi se minoriteti grek është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes mes dy vendeve.

“Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona. Me shumë mirënjohje dua t’i përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju, të Republikës së Shqipërisë me kombësi greke që i kanë dhënë shumë jo vetëm këtij komuniteti, por i kanë dhënë shumë vendit”, tha Rama.

Në fjalën e tij në takimin në Derviçan, Mitsotakis theksoi se minoriteti grek është urë bashkëpunimi midis dy popujve fqinjë.

“Rruga për integrimin e Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, por do jetë e ngutur, sepse Shqipëria ia vlen të bëhet pjesëtare e Evropës. Ju do keni dobi nga ky zhvillim”, tha kryeminitri grek duke iu drejtuar të pranishmëve.

Përveç takimeve me banorët, kryeministri grek ka vizituar edhe institucionet arsimore ku ndjekin mësimin fëmijët e minoritetet grek.

Ndërkohë, një ditë më parë Shqipërinë e vizitoi edhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili u takua me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryeministrin Rama.

Related posts

Osmani në New York takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin: Integrimi euroatlantik i Kosovës, domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm

admin

Shpërthejnë protestat në gjithë SHBA-në pas publikimit të videos së dhunimit për vdekje të një afro amerikani nga policia

admin

Italia planifikon të rekrutojë infermierë indianë, sektori haset me mijëra vende vakante

admin