RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në New York takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin: Integrimi euroatlantik i Kosovës, domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm

osmani-ne-new-york-takon-keshilltarin-chollet-dhe-escobarin:-integrimi-euroatlantik-i-kosoves,-domosdoshmeri-per-stabilitet-te-qendrueshem

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se në takim me Chollet dhe Escobar diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili sipas Osmani është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.

“Falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi”, shkruan Osmani.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë të martën në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork.

Ndryshe, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell është mbajtur në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA

Related posts

Pamje të kontrabandimit të armëve me autoambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

admin

Ushtria izraelite shënjestron provincën Quneitra të Sirisë

RTI

Egjipti dhe Jordania riafirmojnë refuzimin e zhvendosjes së palestinezëve

RTI