RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-27.365-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Me 127 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës ku popullata është detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë, transmeton Anadolu.

Përmes një deklarate me shkrim, Ministria e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 121 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Në deklaratë vihet në dukje se Izraeli në ditën e fundit ka kryer “14 masakra” në Rripin e Gazës. Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 127 palestinezë ndërsa kanë plagosur 178 të tjerë në Rripin e Gazës.

Thuhet se është rritur në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 66.630 numri i të plagosurve në sulmet izraelite të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Zelensky: Rusia shkatërroi rreth 500 kisha dhe objekte fetare të besimeve të ndryshme

admin

Arrestohen 4 kosovarë të cilët po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë

RTI

Çfarë ndodhi në spitalin ku u operua Kate Middleton? Nisin hetimet ndaj stafit, dyshohet se një punonjës u kap duke…

admin