RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Polonisë: Rreth 4 mijë mercenarë të “Wagner”-it janë vendosur në Bjellorusi

kryeministri-i-polonise:-rreth-4-mije-mercenare-te-“wagner”-it-jane-vendosur-ne-bjellorusi

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki njoftoi se momentalisht në Bjellorusi janë vendosur rreth 4 mijë mercenarë të grupit “Wagner”, raporton Anadolu.

Morawiecki, këto vlerësime i bëri në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, me të cilin u takua në zonën Suwalki në kufirin Poloni-Lituani.

Kryeministri polak tërhoqi vëmendjen se grupi “Wagner” është tejet i rrezikshëm. “Sipas të dhënave tona në Bjellorusi ndodhen rreth 4 mijë mercenarë të ‘Wagnerit’ dhe sipas informacionit të marrë nga Nauseda ky numër është pak më i lartë”, tha ai.

Morawiecki theksoi se prania e “Wagner”-it për Rusinë është “një mënyrë për të testuar reagimin e Polonisë dhe aleatëve të saj”.

Në fund të qershorit, shefi i “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse për sulmimin e luftëtarëve të grupit dhe shpalli një “Marshim të Drejtësisë”, duke thënë se forcat e tij ishin nisur drejt Moskës.

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse e cilësoi veprimin e grupit si “një rebelim të armatosur” dhe hapi çështje penale kundër Prigozhinit ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e quajti kryengritjen e kompanisë private ushtarake një akt tradhtie.

Prigozhin më vonë u kthye “për të shmangur gjakderdhjen” ndërsa marrëveshja me Putinin u negociua përmes presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

Para se t’i bashkohej “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, “Wagner” ishte angazhuar prej kohësh në disa vende afrikane, përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore dhe Malin.

Related posts

Ministri Hasani: Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen

admin

Humbi në kumar dhe u kthye mes pistoletë në brez, media gjermane: Kosovari qëlloi për vdekje reperin serb për një borxh 15 mijë euro

admin

SHBA “kundër operacionit” tokësor në Rafah

admin