RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri indian Modi: Arrihet marrëveshje për Korridorin Ekonomik Indi-Lindja e Mesme-Evropë

kryeministri-indian-modi:-arrihet-marreveshje-per-korridorin-ekonomik-indi-lindja-e-mesme-evrope

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, njoftoi se në Samitin e Liderëve të G20 që mbahet në kryeqytetin New Delhi është “arritur marrëveshja historike” për çështjen e Korridorit Ekonomik Indi-Lindja e Mesme-Evropë, raporton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “The Indian Express”, bëhet e ditur se në kuadër të Samitit të 18-të të Liderëve të G20 që vazhdon me temën “Një Tokë, Një Familje, Një e Ardhme” nën mikpritjen e Indisë, u mbajt sesioni “Partneriteti Globale i Infrastrukturës dhe Investimeve dhe Korridorit Ekonomik Indi-Lindja e Mesme-Evropë”.

Në një fjalim në sesion Modi tha se “Sot u arrit marrëveshje për një partneritet të rëndësishëm dhe historik. Në periudhën në vijim (korridori) do të jetë një mjet i madh integrimi ekonomik në Indi, Azinë Perëndimore dhe Evropë”.

Ai theksoi se korridori do t’i japë një drejtim të ri për lidhjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë botën. Iniciativa në fjalë përfshin Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Arabinë Saudite, Bashkimin Evropian, Francën, Italinë, Gjermaninë dhe SHBA-në.

– Samiti i Liderëve të G20

Liderët e vendeve që përbëjnë 85 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në nivel global, 75 për qind të tregtisë ndërkombëtare dhe dy të tretat e popullsisë së botës, në takimin me tre sesione të këtij viti do të trajtojnë reformat gjithëpërfshirëse ekonomike globale.

India e cila për herë të parë këtë vit përjeton emocionet e “presidencës së radhës”, pritet të nxjerrë në pah tema të tilla si zhvillimi i gjelbër, rritja e përshpejtuar/gjithëpërfshirëse dhe rezistente, përparimi i përshpejtuar në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, transformimi teknologjik dhe infrastruktura publike dixhitale, institucionet shumëpalëshe për shekullin e 21-të dhe zhvillimi nën udhëheqjen e grave.

Krahas zhvillimit të qëndrueshëm në rend dite do të jetë edhe tema për reduktimin e dallimeve mes vendeve të zhvilluara dhe që janë në zhvillim.

Në samit trajtohen çështje të tilla si reformimin e infrastrukturës së borxhit ndërkombëtar, për më shumë borxh nga institucionet shumëpalëshe ndaj vendeve që janë në zhvillim, rregulloret e kriptomonedhave si dhe ndikimi i pasigurive gjeopolitike mbi energjinë dhe sigurinë ushqimore.

Related posts

Medvedev: Vendosja e mundshme e trupave franceze në Ukrainë mund të jetë në dobi të Rusisë

admin

Polonia urdhëron blerje armësh në vlerë prej 23,8 miliardë dollarësh

admin

Çfarë po ndodh në Bregun Perëndimor të pushtuar?

Muhamet Ramadani