RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri izraelit Netanyahu mbron reformën në drejtësi pavarësisht protestave masive

kryeministri-izraelit-netanyahu-mbron-reformen-ne-drejtesi-pavaresisht-protestave-masive

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti reformë e diskutueshme gjyqësore pavarësisht protestave masive kundër ndryshimeve dhe qeverisë së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të shtunën, mijëra izraelitë demonstruan në Tel Aviv për të protestuar ndaj planeve të qeverisë së Netanyahut për të bërë ndryshime në sistemin ligjor.

Propozuar nga ministri i Drejtësisë Yariv Levin, reforma, nëse miratohet, do të jetë ndryshimi më radikal ndonjëherë në sistemin e qeverisjes në Izrael.

Ndryshimet e propozuara do të kufizojnë ashpër fuqinë e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë dhe do t’i japin qeverisë fuqinë për të zgjedhur gjyqtarët dhe do t’i japin fund emërimit të këshilltarëve ligjorë në ministri nga Prokurori i Përgjithshëm.

Megjithatë, Netanyahu, i cili gjykohet për korrupsion, tha se ka marrë mandatin nga miliona votues për të bërë reforma të tilla në drejtësi.

“Dy muaj më parë, pati një demonstratë të madhe në Izrael, nëna e të gjitha demonstratave. Miliona njerëz dolën në rrugë për të votuar në zgjedhje”, shkroi Netanyahu në Twitter.

“Një nga çështjet kryesore që ata votuan është reformimi i sistemit gjyqësor. Ne kemi marrë një mandat dhe do ta zbatojmë atë”, shtoi ai.

“Ne do të përfundojmë legjislacionin e reformave në një mënyrë që do të korrigjojë atë që duhet korrigjuar, do të mbrojë plotësisht të drejtat individuale dhe do të rivendosë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë që kaq shumë e kërkon këtë reformë”, u zotua Netanyahu.

Qeveria e Netanyahut u betua më 29 dhjetor, pas zgjedhjeve të nëntorit, të cilat i dhanë bllokut të tij të djathtë një shumicë të thjeshtë për të formuar qeverinë e re. /aa

Related posts

“Egjipti liroi gazetarët e Al-Jazeera-s”

admin

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

admin

Greqi – Rreziku i epidemive mbetet i lartë ndërsa vendi po rimëkëmbet pas stuhisë

rezart morina