RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

bullgaria-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme

Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, të katërtat që nga prilli i vitit të kaluar, pasi Partia Socialiste (BSP) i ktheu sot presidentit të republikës, Rumen Radev mandatin për të formuar qeverinë me parlamentin aktual.

Kjo ishte përpjekja e tretë dhe e fundit, sipas Kushtetutës, pas atyre të pasuksesshme të forcës më të madhe politike në parlamenti njëdhomësh bullgar (240 vende), liberalët e ”Vazhdojmë me ndryshimin” të kryeministrit në largim Kiril Petkov dhe konservatorët e GER-it të Bojko Borisovit, ish-kryeministër i Bullgaria.

”Koalicioni qeverisës i pasuri qeverisë së përkohshme kaosin në sektorin e energjisë, trashëgimia më e rëndë e qeverisë në largim”, u tha presidenti eksponentëve të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Ndërkohë, vlen të përmendet reagimi i kreut të BSP-së, parti partnere e koalicionit, njëkohësisht ministre e Ekonomisë e qeverisë në ikje, Kornelia Ninova ndaj presidentit Radev.

”BSP nuk është përgjegjëse për atë që po ndodh në sektorin e energjisë dhe ne nuk i pranojmë kritikat e president”, tha Ninova.

”Presidenti Radev i përket rrethit të atyre që përmbysën koalicioni qeverisës”, theksoi ajo.

Megjithëse në Kushtetutën bullgare nuk parashikohen terma konkrete, mendohet se javën e ardhshme presidenti do të shpërndajë parlamentin, do të thërrasë zgjedhjet e parakohshme (ndoshta në fillim të tetorit) dhe do të emërojë një qeveri të përkohshme. /atsh

Related posts

Bislim Zyrapi dëshmon për plot 7 ditë në rastin ndaj katërshes së UÇK-së, në Hagë

RTI

Kurti takon Walkerin: Diplomatët e së vërtetës për krimet e luftës, janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve

admin

Vizita e parë e Orban në Kiev, kryeministri i Hungarisë propozon armëpushim në takimin me Zelenskyn

admin