RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk: Në operacionet në Siri në 6 vite neutralizuam 17 mijë terroristë

kryediplomati-turk:-ne-operacionet-ne-siri-ne-6-vite-neutralizuam-17-mije-terroriste

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se në operacionet e vendit të tij në Siri në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje, brenda 6 viteve janë neutralizuar 17.000 terroristë, kurse neutralizimi i të ashtuquajturit lider të DEASH-it terroristit me emrin e koduar Abu Hussein al-Qurayshi me një operacion preciz të Agjencisë turke të Inteligjencës Kombëtare (MIT) është shembulli i fundit i kësaj, raporton Anadolu.

Çavuşoğlu mbajti një fjalim me videokonferencë në “Forumin e Sigurisë të Istanbulit” që po organizohet nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës turke.

Ai tha se përderisa sistemi ndërkombëtar po ndryshon me një shpejtësi marramendëse, janë rritur krizat dhe konfliktet, prej të cilëve 60 për qind ndodhin përreth Turqisë, duke shtuar se derisa lufta në Ukrainë ende nuk ka përfunduar bota është detyruar të përballet me krizën që shpërtheu në Sudan.

– “Si Turqi i sigurojmë kontribut serioz NATO-s, do të vazhdojmë të sigurojmë”

Duke theksuar se Turqia si një aleat i përgjegjshëm qëndron gjithmonë pranë aleatëve të saj, Çavuşoğlu vlerësoi se “jemi të vetëdijshëm se mbrojtja e Turqisë, është edhe mbrojtja e NATO-s”.

Sipas tij, NATO, ashtu si gjatë dha pas Luftës së Ftohtë, ende vazhdon të jetë i vetmi dhe aktori i kryesor. “Ne si Turqi i sigurojmë kontribut serioz NATO-s, do të vazhdojmë të sigurojmë. Punojmë për suksesin e Samitit të ardhshëm të Vilnius”, tha ai.

Ministri Çavuşoğlu tha se terrorizmi është një nga dy kërcënimet themelore përballë NATO-s dhe se të gjithë aleatët duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër kësaj të keqe, duke vazhduar:

“Turqia është vendi që lufton me sinqeritet kundër terrorizmit në terren. Në operacionet që kryem në Siri në kuadër të së drejtës sonë për vetëmbrojtje që buron nga neni i 51-të i Kartë së Kombeve të Bashkuara, në 6 vite neutralizuam 17.000 terroristë. Së fundmi, operacioni që kemi kryer në Siri kundër të ashtuquajturit lider të DEASH-it është shembulli i fundit i kësaj lufte të vendosur. Si Turqi, do të vazhdojmë deri në fund të luftojmë kundër organizatave terroriste nga FETO deri DEASH, nga PKK/YPG/PYD deri Boko Haram, si do që të quhen”.

– “Turqia, partneri juaj i vetëm i vërtetë në luftën kundër terrorizmit”

Duke u bërë thirrje të gjithë aleatëve Çavuşoğlu theksoi “Turqia, shteti turk dhe forcat e saj të sigurisë, janë partneri juaj i vetëm i vërtetë në luftën kundër terrorizmit”.

Më tej Çavuşoğlu theksoi se është e qartë se arkitektura evropiane e sigurisë nuk funksionon në nivelin që Turqia dëshiron dhe se disa fatkeqësisht e kanë bërë plotësisht jofunksionale.

Por, sipas kryediplomatit turk, nuk është e arsyeshme dhe logjike të parashikosh arkitektura të reja sigurie përderisa vazhdon lufta. “Kontributi i Turqisë në sigurinë transatlantike, e cila është në krye të aleatëve më dominues dhe më të rëndësishëm strategjik të NATO-s, është jetik”, u shpreh ai.

Çavuşoğlu mes tjerash vuri në dukje se parandaluan krizën globale të ushqimit falë Marrëveshjes së grurit të Istanbulit të nënshkruar me OKB-në, Rusinë dhe Ukrainën në mes të luftës.

Forumi i Sigurisë i Istanbulit, i cili mbahet më 2-3 maj, do të trajtojë kërcënimet rajonale dhe globale të sigurisë dhe zgjidhjet, sipas Kryesisë së Komunikimeve.

Forumi ndërkombëtar pritet të përfshijë rreth 70 folës vendas dhe të huaj, duke përfshirë politikanë, politikëbërës, akademikë, ekspertë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Related posts

Lajçak thotë se me Vuçiqin bën një bilanc mbi situatën aktuale në dialog

rezart morina

Japonia dhe SHBA-ja bashkëpunim në prodhimin e raketave moderne

admin

DASH publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore – Kosova e Shqipëria në nivelin e dytë

admin