RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri palestinez kundërshton kampet e përkohshme për palestinezët e zhvendosur në Gaza

kryeministri-palestinez-kundershton-kampet-e-perkohshme-per-palestinezet-e-zhvendosur-ne-gaza

Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh hodhi poshtë të hënën mundësinë për ngritjen e kampeve të përkohshme për palestinezët e zhvendosur në Gaza dhe bëri thirrje për kthimin e atyre që janë zhvendosur me forcë në shtëpitë e tyre.

Duke folur gjatë një takimi të kabinetit në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, Shtayyeh shtoi se “në historinë e Palestinës, nuk ka një gjë të tillë si “e përkohshme”, pasi përvoja na ka mësuar se e përkohshmja është e përhershme”.

Shtayyeh u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian “të lëshojnë ndihma në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri, siç ka ndodhur në përvoja të ndryshme në botë”.

Lidhur me planin e Qipros për një korridor detar humanitar drejt Gazës, Shtayyeh ka theksuar se “ne duam që ndihma të arrijë, por nuk pranojmë zhvendosjen e njerëzve tanë në anije për dëbim nën emrin e ndihmës”.

Lufta, tashmë në javën e saj të gjashtë, u shkaktua nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael më 7 tetor. /koha

Related posts

Forcat izraelite bastisin qytetin sirian në periferi të Qunietras

Muhamet Ramadani

Britani e Madhe/ Partia Laburiste formon kabinetin qeveritar pasi mori pushtetin me një fitore të thellë, kush është në ekipin kryesor të Keir Starmer

admin

Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim

admin