RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri polak: Nëse nuk e forcojmë sigurinë tonë mund të bëhemi viktima të Rusisë

kryeministri-polak:-nese-nuk-e-forcojme-sigurine-tone-mund-te-behemi-viktima-te-rusise

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se vendi i tij duhet të forcojë mbrojtjen përndryshe ata mund të bëhen “viktima” të dominimit të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vizituar një fabrikë avionësh në qytetin Bydgoszcz në veri të vendit, Morawiecki theksoi rëndësinë e industrisë së mbrojtjes.

Ai tha se vendi i tij ka ndërmarrë hapa në fushën e mbrojtjes. “Ne kemi opsion shumë të thjeshtë: ose do të biem viktimë e dominimit rus dhe do të robërohemi përsëri nga Rusia ose do të ndërtojmë shpejt potencialin tonë të mbrojtjes me aleatët më të afërt si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende të tjera të NATO-s”, tha Morawiecki.

“Armët moderne mund të plotësojnë mangësitë në fuqinë ushtarake. Lufta Rusi-Ukrainë e tregoi këtë”, theksoi kryeministri polak.

Morawiecki shtoi se Polonia po blen armë të reja nga SHBA-ja, Koreja e Jugut, Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Related posts

Erdoğan: NATO për herë të parë regjistroi grupet PKK/PYD/YPG dhe FETO si terroriste

admin

IC: Tajvani i papërgatitur në rast se Kina sulmon

admin

UNESCO propozon përfshirjen e Venedikut në listën e trashëgimisë botërore në rrezik

admin