RTV AHIRETI
Uncategorized

Kryeministri sllovak: Nuk shohim arsye ta njohim pavarësinë e Kosovës

kryeministri-sllovak:-nuk-shohim-arsye-ta-njohim-pavaresine-e-kosoves

Kryeministri i Sllovakisë me bindje pro-ruse, Robert Fico,ka thënë se shteti i tij nuk sheh asnjë arsye për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për mediumin serb Tanjug, Fico ka thënë se edhe në të ardhmen, Sllovakia do të mbetet në grupin e shteteve që kanë mendimin e njëjtë për këtë çështje.

Ai më tej ka bërë edhe një krahasim mes asaj që po ndodh në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, duke thënë se në rastin e Ukrainës “ka guxim për të thënë se po shkelet ligji ndërkombëtar” dhe se në rastin e Kosovës s’ekziston një guxim i tillë.

Nëse kemi të njëjtin guxim të themi se në rastin e Ukrainës shohim shkelje të së drejtës ndërkombëtare, atëherë në rastin e Kosovës kemi guxim të themi të njëjtën gjë. Prandaj, nëse mbetemi në platformën e respektimit të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare se si duhet të krijohet një shtet i pavarur, në atë rast mund të na besoni ne nuk shohim arsye për ta njohur Kosovën”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse Sllovakia është nën presion për shkak të këtij qëndrimi, Fico thotë se tashmë është mësuar me faktin që “nëse ndonjëherë thua një mendim të guximshëm dhe thua të vërtetën dhe nuk thua atë që presin mediat liberale, progresive atëherë ti bëhesh objekt kritike”.

The post Kryeministri sllovak: Nuk shohim arsye ta njohim pavarësinë e Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Food goes digital: Online grocery shopping becomes popular

admin

3 Fitness goals you need to ditch immediately, according to a pro

admin

Serbëve në Kosovë u dalin pagat në llogari, thonë se mungon dinari

RTI