RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë operacionet e pastrimit në Slloveni pas përmbytjeve

vazhdojne-operacionet-e-pastrimit-ne-slloveni-pas-permbytjeve

Vazhdojnë operacionet e pastrimit në Slloveni pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjeve të mëdha që shkaktuan dëme në vendin alpin. Të paktën tre persona u vranë në fatkeqësinë më të rëndë natyrore të vendit që nga pavarësia më 1991, thanë zyrtarët.

Policia sllovene ka njoftuar se 300 banorë të fshatit të përmbytur Kraljevi Hrib janë evakuuar. Ekipet emergjente kanë përdorur helikopterët për të shpëtuar një numër të madh të njerëzve.

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se përmbytjet janë “katastrofa më e rëndë natyrore” në histori të Sllovenisë. Ai ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet kanë arritur në 500 milionë euro.

Nga shiu i madh janë përmbytur pjesët veriore, veriperëndimore dhe qendrore të Sllovenisë. Kryeministri u ka bërë thirrje sllovenëve që të qëndrojnë në shtëpi me qëllim që të mos u bëhet presion ekipeve të emergjencave.

Dy e treta e shtetit slloven është goditur nga përmbytjet, ka njoftuar kryeministri.

Shërbimi i motit në Slloveni ka njoftuar se shiu sa për një muaj ka rënë brenda një dite. /koha

Related posts

Elbasan: Më pak martesa e më tepër divorce

rezart morina

48 orë shtyrje afati, qarkullimi në Jarinje dhe pikat tjera kufitare po zhvillohet normalisht

admin

Organizata bamirëse turke ndihmoi dhjetëra mijëra njerëz në Afrikë gjatë Ramazanit

rezart morina