RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja e Finlandës: Duam të anëtarësohemi në NATO bashkë me Suedinë

kryeministrja-e-finlandes:-duam-te-anetaresohemi-ne-nato-bashke-me-suedine

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin përsëriti retorikën e vendit të saj për t‘u anëtarësuar në aleancën e NATO-s bashkë me Suedinë, transmeton Anadolu.

Në një fjalim në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Marin tha se prioriteti kryesor i Finlandës është të mbetet e “pavarur”.

Duke njoftuar qëllimin e Finlandës për anëtarësim në aleancën e NATO-s bashkë me Suedinë, Marin tha: “Turqisë dhe Hungarisë i kemi përcjellë se preferojmë të anëtarësohemi së bashku me Suedinë”.

“Duam të anëtarësohemi në NATO bashkë me Suedinë, jo vetëm sepse jemi fqinjë dhe partnerë të mirë, por në të njëjtën kohë edhe për planifikimin e sigurisë së NATO-s në veri”, deklaroi Marin.

Ajo mbrojti idenë e saj se rruga e vetme për të siguruar rregullin global është që Evropa dhe Perëndimi të jenë të fortë. Marin shtoi se anëtarësimi i vendit të saj në NATO do të jetë për “paqe dhe siguri”.

Pasi rikujtoi se ishte e qartë se Rusia do të fillonte luftë në Ukrainë dhe duke pranuar se reagimi ndërkombëtar nuk ishte i mjaftueshëm pasi Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, kryeministrja Marin tha: “Kjo shkaktoi që Putin të mendonte se edhe në vitin 2022 do të ndodhte e njëjta gjë”.

“Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një problem i Evropës, por problem i botës. Perëndimi duhet të bëjë më të mundurën e tij që Ukraina të fitojë”, theksoi Marin.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas luftës Rusi-Ukrainë e cila filloi më 24 shkurt 2022. Ato nuk kanë marrë ende miratimin nga Hungaria dhe Turqia për anëtarësim, për të cilin duhet edhe miratimi i 30 vendeve anëtare të NATO-s.

Related posts

Turqi, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale publikohen në Gazetën Zyrtare

admin

Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe

admin6

UNICEF-i thirrje Izraelit t’i japë fund dhunës në Jenin ku vdesin edhe fëmijë

rezart morina