RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Oxfam: 1% e më të pasurve kanë grumbulluar pothuajse dy të tretat e pasurisë së krijuar në dy vitet e fundit

oxfam:-1%-e-me-te-pasurve-kane-grumbulluar-pothuajse-dy-te-tretat-e-pasurise-se-krijuar-ne-dy-vitet-e-fundit

Gjatë dy viteve të fundit, 1% e njerëzve më të pasur kanë grumbulluar afërsisht dy të tretat e të gjithë pasurisë së re të krijuar në mbarë botën, sipas një raporti të ri nga Oxfam.

Në total, vlera e pasurisë së re të krijuar që nga viti 2020 është 42 trilionë dollarë. Nga kjo shifër, plot 26 trilionë dollarë, ose 63%, është grumbulluar nga 1% e njerëzve ultra të pasur, sipas raportit. Pjesa e mbetur prej 99% e popullsisë globale arriti të mblidhte vetëm 16 trilion dollarë nga pasuria e re e krijuar, thotë organizata bamirëse globale.

“Një miliarder ka fituar afërsisht 1.7 milionë dollarë për çdo 1 dollarë të pasurisë së re globale që është fituar nga një person në 90 përqindëshin e më të varfërve”, thuhet në raportin i cili u publikua me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Raporti sugjeron se ritmi me të cilin po krijohet pasuria është përshpejtuar, pasi 1% e më të pasurve në botë kanë grumbulluar rreth gjysmën e të gjithë pasurisë së re gjatë 10 viteve të fundit.

Raporti i Oxfam analizoi të dhënat mbi krijimin e pasurisë globale nga Credit Suisse, si dhe shifrat nga Lista e Miliarderëve të Forbes për të vlerësuar ndryshimet në pasurinë e ultra të pasurve.

Studimi vë në kontrast këtë krijim të pasurisë me raportet nga Banka Botërore, e cila tha në tetor të vitit 2022 se ka të ngjarë që të mos përmbushë dot qëllimin e saj për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030, pasi pandemia Covid-19 ngadalësoi përpjekjet për të luftuar varfërinë.

Gabriela Bucher, drejtoreshë ekzekutive e Oxfam International, bëri thirrje që taksat të rriten për ultra të pasurit, duke thënë se ky ishte një “parakusht strategjik për uljen e pabarazisë dhe ringjalljen e demokracisë”.

Në deklaratën për shtyp të raportit, ajo tha gjithashtu se ndryshimet në politikat tatimore do të ndihmonin në trajtimin e krizave të vazhdueshme në mbarë botën.

“Taksimi i korporatave super të pasura dhe të mëdha është mënyra për të dalë nga krizat e shumta që po përjetojmë në ditët e sotme. Është koha që të shkatërrojmë mitin se reduktimet e taksave për më të pasurit bëjnë që pasuria e tyre disi ‘të shpërndahet’ te të gjithë të tjerët”, tha Bucher.

Krizat e njëpasnjëshme në mbarë botën që përforcojnë njëra-tjetrën dhe sjellin pasoja akoma më të rënda së bashku sesa po të ndodhnin veç, njihen gjithashtu me termin “polikrizë”. Në javët e fundit, studiues, ekonomistë dhe politikanë kanë sugjeruar se bota aktualisht po përballet me një krizë të tillë, pasi presionet nga kriza e kostos së jetesës, ndryshimet klimatike dhe shumë probleme të tjera po mbivendosen ndaj njëra-tjetrës. /monitor

Related posts

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Muhamet Ramadani

Gjashtë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur në sulme ajrore izraelite në Libanin lindor

Muhamet Ramadani

Publikohet fotografia e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, i cili u arrestua sot në veri të Mitrovicës

Muhamet Ramadani