RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeparlamentari Iranian: Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm sipas “rregullimeve iraniane”

kryeparlamentari-iranian:-ngushtica-e-hormuzit-do-te-hapet-vetem-sipas-“rregullimeve-iraniane”

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm sipas “rregullimeve iraniane”, e jo përmes kërcënimeve të SHBA-së, pas një vale të re sulmesh amerikane ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

“SHBA-ja ende nuk e ka kuptuar se ngacmimi dhe shkelja e premtimeve nuk do të mbeten më pa kosto Le të jem i qartë, nëse sulmoni, do të goditeni”, shkroi Qalibaf në rrjetin social amerikan X.

Deklaratat erdhën pasi mediat iraniane raportuan për një valë të re sulmesh amerikane të mërkurën vonë, që shënjestruan disa zona në jug dhe juglindje të Iranit.

Më vonë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat amerikane kanë ndërmarrë sulme të tjera ndaj Iranit, me synim dobësimin e mëtejshëm të aftësisë së tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Related posts

UNESCO: 244 milionë fëmijë në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë

admin

Ha’masi akuzon SHBA-në se për “blerje kohe” për të lejuar Iz’raelin të vazhdojë gje’noci’din.

Muhamet Ramadani

Mbreti i Malajzisë liron me kusht ish-kryeministrit Najib Razak në arrest shtëpiak

Irfan Jahiu