RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryepeshkopi suedez dënon provokimet e djegies së Kuranit nga politikani ekstremist

kryepeshkopi-suedez-denon-provokimet-e-djegies-se-kuranit-nga-politikani-ekstremist

Paludan, në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, ka një javë që provokon me djegien e Kuranit të Shenjtë nën mbrojtjen e policisë në lagjet ku jetojnë muslimanët

Kryepeshkopi i qytetit të Vaxjö në jug të Suedisë, Fredrik Modeus, dënoi provokimet e djegies së Kuranit nga lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), Rasmus Paludan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paludan, në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore, ka një javë që provokon me djegien e Kuranit të Shenjtë nën mbrojtjen e policisë në lagjet ku jetojnë muslimanët.

Duke reaguar ashpër ndaj provokimeve të politikanit të ekstremit të djathtë, kryepeshkopi Vaxjö Fredrik Modeus në Twitter deklaroi: “Unë e dënoj këtë mosrespekt ndaj librit të shenjtë të vëllezërve të mi muslimanë. Unë shpreh dhembshurinë time për muslimanët në Suedi”.

Vazhdimi i provokimeve të djegies së Kuranit Famëlartë që nga viti 2017

Paludan, i cili ka nënshtetësi daneze dhe suedeze, që nga viti 2017 ka provokuar me djegien e Kuranit të Shenjtë në qytete të ndryshme të Danimarkës.

Paludan, i cili gjatë Ramazanit në vitin 2021 vazhdoi provokimet e tij nën mbrojtjen e policisë pranë lagjeve dhe xhamive ku jetojnë shumë muslimanë, gjithashtu vazhdoi provokimet e tij edhe në kryeqytetin e Suedisë Stokholm dhe qytetet e tjera si Malmö, Norköpin dhe Jönköping gjatë festave të Pashkëve.

Demonstruesit që donin ndalimin e Paludanit dogjën goma në rrugë, 104 policë dhe 14 demonstrues u plagosën dhe 20 automjete të policisë u dogjën në incidentet në fjalë.

Partia e Paludanit do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Suedi më 11 shtator. /aa

Related posts

Kontrabandimi i mallrave po i shkakton dëme të mëdha Kosovës

Muhamet Ramadani

Pse këto dy shtëpi palestineze mbahen të rrethuara prej ditësh nga kolonët në Bregun Perëndimor?

RTI

Stoltenberg paralajmëron takim me presidentin Erdoğan dhe kryeministrin suedez të hënën

Muhamet Ramadani