RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ftohet në gjykatë

kryetari-i-mitrovices-se-veriut-ftohet-ne-gjykate

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është ftuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm/Divizioni për Kundërvajtje, për t’u paraqitur më 4 mars 2026, në ora 10:30, lidhur me “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj.

“Radojević është ftuar në cilësinë e të pandehurit ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”, për Rendin dhe Qetësinë Publike”- tha Haxhaj

Ndërkohë, Radojeviq përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar thirrjen nga gjykata, duke e cilësuar rastin si raport për vendosjen e një banderole për Krishtlindje.

“Kam marrë një thirrje nga gjykata në lidhje me raportin për vendosjen e një banderole për Ditën e Krishtlindjeve. Do t’i përgjigjem thirrjes, ndërsa banderola do të vendoset përsëri për Krishtlindjet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Zëvendëskomandantia për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës “i ka shqiptuar Radojeviqit tiketë për mosrespektim të urdhrit të zyrtarit policor”.

Më 6 janar 2026, në prag të Krishtlindjes ortodokse, afër selisë së Listës Serbe, në Mitrovicën e Veriut, ishte vendosur një baner me mbishkrimin “Paqja e Zotit, Krishti u lind”.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Muhamet Ramadani

Opozita në Shqipëri paralajmëron përshkallëzim: Ngujim ose grevë urie

Muhamet Ramadani

Meloni për qendrat e emigrantëve në Shqipëri: Do të funksionojnë 1,5 vjet me vonesë për shkak të gjyqtarëve

RTI