RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada e SHBA-së në Izrael: Nuk mund të ndihmojmë në evakuimin e qytetarëve amerikanë

ambasada-e-shba-se-ne-izrael:-nuk-mund-te-ndihmojme-ne-evakuimin-e-qytetareve-amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar qytetarët amerikanë që ndodhen në Izrael se aktualisht “nuk është në pozicion” për t’i ndihmuar ata me evakuim nga vendi.

Në një njoftim për sigurinë të publikuar online, ambasada ka bërë të ditur se Ministria e Turizmit e Izraelit po organizon autobusë drejt pikës kufitare Taba me Egjiptin.

Ambasada thekson se qytetarët që zgjedhin të largohen përmes kësaj mundësie e bëjnë këtë me përgjegjësinë e tyre, pasi Qeveria e SHBA-së nuk mund të garantojë sigurinë e tyre. Sipas njoftimit, informacioni është dhënë vetëm si ndihmë për ata që dëshirojnë të largohen nga Izraeli.

Po ashtu, qytetarët amerikanë që duan të përfshihen në listën e autobusëve duhet të regjistrohen përmes formularit të evakuimit të publikuar nga Ministria e Turizmit e Izraelit. /mesazhi

Related posts

Presioni mbi Netanyahu rritet mes pretendimeve që Egjipti paralajmëroi për sulmin e Hamasit

Muhamet Ramadani

Raporti i OKB-së: Një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë

Muhamet Ramadani

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy

admin