RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryetari i Preshevës mbulon targat në kufi: Reciprociteti në zbatim, e nxënësit shqiptarë në Luginë obligohen ta këndojnë himnin serb

kryetari-i-presheves-mbulon-targat-ne-kufi:-reciprociteti-ne-zbatim,-e-nxenesit-shqiptare-ne-lugine-obligohen-ta-kendojne-himnin-serb

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka komentuar vendimin e Kosovës për masën e reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, derisa shihet në kufi duke mbuluar stemën e Serbisë në targat e veturës.

Arifi ndërkaq ka kujtuar se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës obligohen që në ditën e parë të shkollës ta këndojnë himnin serb.

“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë “Bože Pravde”!”, ka shkruar Arifi.

I pari i Preshevës, dnjoftoi të mërkurën se nxënësit shqiptarë në Luginë janë të detyruar ligjërisht nga autoritetet serbe të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.

Arifi publikoi një dokument, që sipas tij, pasqyron vendimin për detyrimin e intonimit të himnit serb “Boze Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Lidhur me këtë rast sot ka folur edhe kryeministri Albin Kurti duke thënë se kjo është shenjë e dobësimit të Serbisë.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human. Përkundrazi, sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet. Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por edhe për shqiptarët në Serbi.

Shqiptarët që janë nën Serbi ata janë të diskriminuar. Kemi pasivizimin e adresave. Siç e ka thënë poeti i famshëm Esat Mekulli, zullumi këputet prej s’trashi. Ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet madje edhe vet mbi serbët në Kosovë, po i vjen fundi. Pasi shteti i Kosovës është gjithnjë më demokratik, më i fuqishëm më i pavarur, e këtë po e dëshmon me reciprocitetin ndaj Serbisë”, tha Kurti.

Related posts

Revista franceze “Charlie Hebdo” me karikaturë skandaloze pas tërmeteve në Turqi

admin

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Muhamet Ramadani

UNICEF: Gjashtë fëmijë kanë vdekur nga hipotermia këtë dimër në Gaza

RTI