Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, sot e ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Komunës, zonjën Slagjana Pantoviq.
Peci thotë se vendimin për shkarkimin e nënkryetares Pantoviq e ka marrë për shkak të mos përmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.
“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, ka shkruar Peci në një postim në Facebook.