RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vizitë zyrtare në Suedi

kryetarja-e-kuvendit-te-shqiperise-vizite-zyrtare-ne-suedi

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Suedi, ndërkohë është takuar me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlen, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se është diskutuar për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe në fusha të tjera me interes të dyanshëm mes dy vendeve, si infrastruktura, transporti detar, tekstilet dhe bujqësia.

Gjithashtu theksohet se Nikolla i shprehu homologut suedez mbështetjen e fortë të Shqipërisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe theksoi se kjo forcon Aleancën dhe e bën Evropën më të sigurt.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve po nxiten edhe nga intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar. Ne mund ta avancojmë këtë bashkëpunim për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmën gjatë procesit të negociatave me BE-në, duke nxitur gjithashtu bashkëpunimin mes grupeve të miqësisë, komisioneve, deputetëve dhe shërbimeve parlamentare”, ka theksuar Nikolla.

Më tej, thuhet se në fokus të bisedimeve ishin edhe mbështetja e Suedisë ndaj mocionit të Shqipërisë për një rezolutë të re të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës “mbi të ashtuquajturën Rezoluta Dick Marty e vitit 2011 dhe kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE”.

Gjatë vizitës së saj në Suedi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.

Related posts

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe rrethojnë një xhami në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani

Dy kongermenët amerikanë letër Albin Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë

admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare

admin