Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Şentop, në kuadër të vizitës së tij në Shkup ka vizituar Xhaminë e Sulltan Muratit, raporton Anadolu Agency (AA).
Şentop dhe delegacioni shoqërues u informuan nga zyrtarët për xhaminë, e cila u rinovua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), si dhe kullën e Sahatit që ndodhet në oborrin e xhamisë.
Şentop gjithashtu vizitoi edhe ambientet e brendshme të xhamisë.
Pas vizitës në Xhaminë e Sulltan Muratit, Şentop dhe delegacioni i tij vizituan edhe konviktin e femrave “Şule Yüksel Şenler”.
Kryeparlamentari turk vizitoi konviktin dhe u informua nga drejtuesit për aktivitetet e zhvilluara.