RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kthimi i shqiptarëve nga Anglia, kundërshtohet kryministri britanik Rishi Sunak

kthimi-i-shqiptareve-nga-anglia,-kundershtohet-kryministri-britanik-rishi-sunak

Plani i deputetëve konservatorë për kthimin e menjëhershëm të azilkërkuesve shqiptarë ‘i pazbatueshëm’.

Grupet e refugjatëve thonë se propozimi do të shkelte konventën e OKB-së dhe do të vinte në rrezik njerëzit e cenueshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët janë bërë temë e ditës. Pamjet e atyre që ikin me gomone dhe ata që kërkojnë azil për motive nga më të ndryshmet kanë bërë që konservatorët e drejtuar nga Rishi Sunak të dalin me një plan për t’i kthyer ata menjëherë.

Por, ky plan ka ngjallur reagim nga kundërshtarët dhe Amnesty International. Deputetët, e udhëhequr nga ish-ministri i kabinetit, David Davis, thonë se deportimi është një masë që do të kufizojë aplikimet, por nga ana tjetër, ky veprim do të shkelte konventën e kombeve të Bashkuara për refugjatët, dhe do të vinte në rrezik njerëzit që kanë arsye të forta të mos kthehen në vendet e tyre.

Madje, paditë në gjykatë do të shtoheshin dhe do të favorizonin emigrantët.

Davis i tha Sky News se Shqipëria sot konsiderohet një vend i sigurt dhe se njerëzit nuk duhet të lejohen të kërkojnë azil nga frika e hakmarrjes apo sulmeve nga bandat e krimit.

Ai shtoi se Zyra e Brendshme nuk i ka interpretuar saktë ligjet e azilit dhe duhet t’i rishikojë ato. Në Britani, miratohen mbi 58% e kërkesave për azil, ndërsa shumë prej tyre që refuzohen tentojnë të ikin ilegalisht, kryesisht me gomone.

Related posts

Rasti “VisaMetric”, qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar

rezart morina

Procedohen për konsultime projektligjet për pagat dhe zyrtarë publikë

admin

FOTO/ Panik në një plazh të Greqisë pasi në bregdet u gjet një dron, qytetarët: Menduam se ishte nga Irani

admin