RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurteshi: Ka qindra dëshmi që vërtetojnë se Astrit Dehari është vrarë

kurteshi:-ka-qindra-deshmi-qe-vertetojne-se-astrit-dehari-eshte-vrare

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi të martën ka qenë i intervistuar nga Prokuroria Speciale, pas deklaratave të bëra lidhur me rastin e vdekjes së ish-anëtarit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Kurteshi ka thënë se intervistimi i tij është bërë në cilësinë e dëshmitarit, duke thënë se i qëndron pas çdo deklarate të bërë në konferencën për media më 12 gusht.

Ai ka thënë se mbrapa vdekjes së Astrit Deharit, qëndrojnë ish-krerët e shtetit.

“Jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për deklaratat e bëra dhe të shkruara të publikuara më 12 gusht para Prokurorisë Speciale, për pensionimin e të prokurorit Afrim Shefkiu që ka udhëhequr rastin e Deharit. Kjo ka shkuar me autorizim të prokurorit të rastit. Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin e ri për rastin e Deharit dhe ai është Bekim Kodraliu. Pyetjet kanë qenë në lidhje me deklaratat dhe prononcimin tim më 12 gusht në konferencën time të mbajtur para PSRK-së. Ka qenë një paragraf i përdorur në konferencën për media dhe në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje që ka të bëjë me implikimin dhe urdhrat e dhëna nga maja e shtetit për institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovës, ka thënë Kurteshi, teksa shton se i qëndron të gjitha deklarimeve të tij. Këmbëngul se mbrapa vdekjes së ish-aktivistit, Astrit Dehari qëndrojnë ish-krerët e shtetit.

“Unë jam përgjigjur në të gjitha pyetjet, natyrisht që kam deklaruar dhe qëndroj pas çdo fjalie të dhënë më 12 gusht në atë konferencë. Ka shumë fakte që i dhashë në Prokurori se implikimi i funksionarëve të majës së shtetit bashkë me institucionet të sigurisë dhe drejtësisë është e dukshme nga të gjitha dëshmitë, provat, dokumentet që deri sot janë në dorë të publikut dhe në dorë të institucioneve”, u shpreh Kurteshi.

Derisa, ai ka shtuar se janë mbi tre mijë faqe, dokumente të ndryshme në lidhje me vdekjen e Deharit.

“Unë nuk i posedoj ato fakte, vetëm jam njëri nga personat që e përcjelli rastin. Janë mbi tre mijë faqe, dokumente të ndryshme në lidhje më rastin, prova, analiza e rekomandime në lidhje me rastin Dehari. Shumicën prej tyre i kam lexuar e përcjelli rastin. Aty ka me qindra dëshmi dhe fakte qe vërtetojnë bindjen time që rasti i Deharit është vrasja e plotë me urdhër nga lartë”, u shpreh ai.

Ndryshe, për më shumë se tri orë, është intervistuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, nga Prokuroria Speciale, pas deklaratave të bëra lidhur me rastin e vdekjes së ish anëtarit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari/t

Related posts

Erdoğan: Turqia dhe Shqipëria kontribuojnë në paqen në Ballkan si aleatë të NATO-s

admin6

Fokusi i Ursula von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

admin

Përpjekjet për marrëveshje, delegacioni afrikan takohet me presidentin Putin

admin