RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti bën homazhe në nderim të martirëve të familjes Muliqi në Drenas

kurti-ben-homazhe-ne-nderim-te-martireve-te-familjes-muliqi-ne-drenas

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës nga forcat e armatosura serbe mbi familjen Muliqi, në Abri të Epërme të Drenasit, bëri sot homazhe në nderim të jetës së tyre.

Teksa ka përmendur se as për 23 të vrarët e masakrës në Abri të Epërme s’ka asnjë të akuzuar e të dënuar, kryeministri ftoi Prokurorinë e Shtetit të angazhohen maksimalisht në mënyrë që vrasësit të ndiqen, akuzohen e dënohen.

“Me keqardhje më duhet sërish të konstatoj që as për vrasjet, 23 të vrarët e masakrës në Abri të Epërme më 26 shtator 1998, dhe as për vrasjet e masakrës sërish në Abri të Epërme, më 30 mars 1999, nuk ka asnjë të akuzuar e as të dënuar, ndonëse u bënë plot vite që Kuvendi i Republikës së Kosovës me plotësim ndryshimin e ligjit dhe më pastaj Ministria e Drejtësisë me të gjithë mekanizmat e elementet përkatës e ka mundësuar edhe akuzën, edhe gjykimin, edhe dënimin në mungesë. Pra, për tetë martirët e familjes Muliqi dhe për 23 martirët e familjes Deliu, sot e kësaj dite askush nuk është akuzuar dhe s’ka mbajtur dënim. Andaj unë edhe njëherë e lus Prokurorinë e Shtetit që më krejt çfarë kanë e dinë, të angazhohen maksimalisht ditë e natë në mënyrë që ata vrasës për të cilët ka edhe dëshmitarë të gjallë, të ndiqen, të akuzohen e të dënohen. Sepse pa drejtësi, me vetëm të vërtetën, plagët vazhdojnë të mbesin të hapura e të njoma”, ka deklaruar Kurti.

Bashkë me Kurti në homazhe ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci si dhe zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani.

Related posts

Danimarkë: Të infektuarit me COVID nuk do të izolohen më

admin

Kriza në Lindjen e Mesme, Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

rezart morina

Begaj në takim me Kurtin, shpreh mbështetjen për marrëveshjen e Ohrit

admin