RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti bisedon me Këshilltarin e Bidenit: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

kurti-bisedon-me-keshilltarin-e-bidenit:-kemi-nevoje-per-ndihme-kunder-planeve-luftarake-te-serbise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan.

Kurti e falënderoi Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare, teksa kërkoi ndihmë më të madhe kundër siç tha ai, planeve luftarake të Serbisë.

“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, tha Kurti.

Kujtojmë se gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i tërheqë trupat ushtarake rrotull kufirit me Kosovën.

Related posts

Kurti: Nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa prej BE-së

Muhamet Ramadani

BE përgatitet për krizë energjetike, pritet paketa e masave për uljen e taksave dhe menaxhimin e rezervave të gazit

admin

Osmani emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës

Muhamet Ramadani