RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kongresisti amerikan Torres: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri, po përshkallëzon situatën

kongresisti-amerikan-torres:-serbia-t’i-terheq-trupat-nga-kufiri,-po-pershkallezon-situaten

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Torres në një postim në X shkruan se është i alarmuar me këtë dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe, ndërkaq ka kërkuar nga Serbia t’i tërheqë trupat.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.

Sipas tij, ky është një vazhdim i hapur i cenimit nga Serbia kundër Kosovës që po përshkallëzon tensionet në mënyrë të panevojshme për një kohë të gjatë.

“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës, si një komb sovran”, shkruan ai.

Related posts

Lëshohet paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që godet brigjet lindore të Japonisë

RTI

Walker dekorohet edhe nga Presidenti Shqiptar

admin

Arrestohet 48-vjeçarja në Zvicër: Punësoi ilegalisht 7 femra shqiptare në një klub nate

admin