RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për marrëveshjen finale

kurti:-borrell-hoqi-dore-nga-propozimi-i-be-se-per-marreveshjen-finale

Pas takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se propozimi Borell, që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, ka qenë i papranueshëm për palën kosovare.

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, ne që po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje them se ndërmjetësit e BE-së, me këtë rast përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Po them me keqardhje sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”, deklaroi Kurti.

Related posts

Lirohet serbi i arrestuar në veri, Nemanja Vllaskovic

admin

CIA: Nuk ka informacione se Putini është i sëmurë

admin

Kryeministri i Britanisë së Madhe do të njoftojë për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

admin