RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Zgjidhjet normalizuese duhet të kenë reciprocitet brenda

kurti:-zgjidhjet-normalizuese-duhet-te-kene-reciprocitet-brenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.

Ai ka thënë se zgjidhjet normalizuese mes Kosovës e Serbisë duhet të kenë reipcoritet përbrenda.

Kurti në postim në Facebook, ka falënderuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel, emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që ndërmjetësuan në arritjen e marrëveshjes për dokumente udhëtimi.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”, ka shkruar Kurti në Facebook. /koha

Related posts

“A jam vërtet gjallë?”

rezart morina

SHBA-ja do të kufizojë azilin në kufirin me Meksikën

admin

Bullgari, sondazhet: Partia GERB, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme

admin